Site icon Telegrafi

Protestuesit e fabrikës ”Feni” pritet t’i marrin rrogat e tyre deri nesër

Punëtorët e fabrikës ”Feni” të cilët kanë protestuar në ditët e kaluara për shkak të mospagesës së dy rrogave të fundit, kanë vendosur që protestat t’i ndërpresin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri te ky vendim ka ardhur pas premtimeve të marra për pagesë të rrogës së nëntorit, kurse për tetorin rroga do të merret bashkë me shtesën K-15. Ata thonë se do të protestojnë sërish nëse nuk ndodh kjo gjë.

Pritshmëritë janë që rrogat t’i marrin deri nesër në ora 10:00 në mëngjes.

Edhe udhëheqësi i falimentimit të fabrikës në fjalë, Mirosllav Anastasievski, ka deklaruar se pas marrjes së vendimit nga Gjykata themelore e Velesit, janë deponuar mjetet e nevojshme për rrogat./Telegrafi/

Exit mobile version