Site icon Telegrafi

Protestuesit detyrojnë Qeverinë rumune të tërheq dekretin që liron nga burgu zyrtarët e korruptuar

Qeveria e Rumanisë ka tërhequr dekretet, me anë të të cilit liroheshin disa zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion.

Kryeministri Sorin Grindeanu tha se dekreti do të shfuqizohet të dielën në një mbledhje të kabinetit.

Dhjetëra mijëra rumunë kanë mbajtur protesta të përditshme kundër dekretit, i cili do të lironte nga burgu zyrtarët e korruptuar. Ndërkohë edhe BE kishte paralajmëruar Rumaninë që nuk duhet të bënte hapa prapa në luftën kundër korrupsionit. /OraNews/

Exit mobile version