Disa protestues kanë bllokuar autostradën që çonte drejt tubimit që ishte organizuar të mbahet nga kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Arizona, derisa Trump ishte përgatitur të mbante fjalimin e tij afër Febiksit.
Protestuesit u ndalën në rrugë më makinat e tyre duke bllokuar qarkullimin kurse me vete bartnin edhe pankarta në të cilat shkruante “Dashuria e Trump është urrejtja”, “Trump është mbeturinë”, etj.
Më pas policia kishte ndërhyrë duke arrestuar disa protestues, kurse të tjerët më pas janë shpërndarë, transmeton Klan Kosova.