Një protestues në Hong Kong është qëlluar me armë në gjoks nga policia kineze, gjatë përplasjes me autoritetet e rendit.
Demonstruesi raportohet se është dërguar me urgjencë në spitalin Princesha Margaret, pasi ishte qëlluar me armë në Tsuen Wan, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër një video shfaq policin duke shkrepur plumba mbi protestuesit anti-qeveritar në Yau Ma Tei.
Policia fillimisht shkrepi dy plumba në ajër si paralajmërim para stacionit të metrosë pasi ishin “sulmuar” nga turma, megjithatë gjithçka ndryshoi kur njëri nga demonstruesit u mbulua në gjak.
E gjitha po ndodh kur Kina po feston 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, me ç’rast ka mbajtur edhe një paradë ushtarake duke tentuar kështu t’i tregojë muskujt. /Telegrafi/