Një protestues në Londër sulmoi një polic të mërkurën, ndërsa i njëjti e hodhi atë në tokë – si pasojë protestave për George Floyd.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në videon e publikuar, dy oficerët e Policisë Metropolitane, shihen duke ecur me shpejtësi drejt cepit të rrugës në Westminster, ndërsa protestuesit bërtasin dhe hedhin mbeturina drejt tyre.
Papritur një protestues shfaqet dhe sulmon një nga oficerët, duke e goditur për tokë pranë Shtëpive të Parlamentit.
Oficeri më pas ngritet në këmbë dhe vendosë kapelën e tij në kokë, ndërsa kolegu i tij u bërtet protestuesve të largohen./Telegrafi/