Protestuesit dhe policia janë përplasur në Phoenix të Arizonës, derisa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën, që gjuante gurë në drejtim të autoriteteve të rendit.
Por një veprim i policisë nuk i ka shpëtuar objektivit të kameramanit të televizionit CBS5 të cilët më pas e publikuan në Tëitter, ku një protestues shihet duke shkelmuar bombolën e gaz lotsjellësit në drejtim të policisë, transmeton Telegrafi.
Ndërsa disa sekonda më vonë, ky demonstrues goditet në trup me një plumb gome që është shkrepur nga pushka e policisë, duke e përplasur për tokë.
“Sapo u godit një protestues me plumb gome”, dëgjohet duke thënë gazetari.
Ai më pas shihet duke u tërhequr zvarrë nga protestuesit e tjerë, të cilët e vendosin në trotuar dhe mundohen t’i japin ndihmë.
Ndërkaq, sipas policisë, ata kanë përdorur armë jo vdekjeprurëse për të shpërndarë turmën që hidhnin gurë dhe shishe në drejtim të policisë. /Telegrafi/
Protester kicks tear gas back at police. Police shoot him with a rubber bullet on live TV. VIDEO: pic.twitter.com/5qyHDZlpNF
— Tim Ring (@timringTV) August 23, 2017