Telegrafi

Protestuesi i afrohet kordonit të policisë amerikane për t’ua dhënë një pako me shishe me ujë: E dini se jeni të etur

Një protestues në Pennsylvania ka fituar vëmendjen e mediave dhe opinionit publik me një gjest që ka bërë – duke i ofruar shishe me ujë policëve që kishin dalë për të mbajtur rendin dhe qetësinë, në ditët kur në mbarë SHBA-të po mbahen protesta të dhunshme pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.

Në video shihet një djalë i ri i cili i afrohet kordonit të policët në Pittsburgh, duke mbajtur një pako me shishe të ujit dhe duke ju thënë: “E di se jeni të etur”, transmeton Telegrafi.

Disa prej zyrtarëve policorë i janë përgjigjur me buzëqeshje derisa të tjerët vazhdonin të mbanin qëndrim, e ky i ri është identifikuar si Alexander Cash, i cili shfrytëzoi paksa rastin për të bërë humor duke thënë: “Nuk kam bërtitur, mos më shikoni ashtu”.

“Po mundohem të përhapi një mesazh. E di se jeni këtu për të bërë punën tuaj. Nuk jam i zemëruar në ju”, shtoi 23-vjeçari. /Telegrafi/