Para pallatit presidencial në Buenos Aires të Argjentinës, rreth 100 femra janë zhveshur tërësisht, në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave.
Ato kanë nisur të bërtisnin të zemëruara, si pjesë e inskenimit artistik që paraqet zërin e atyre që kanë provuar çfarëdo forme dhune dhe po vuajnë në heshtje, transmeton Telegrafi.
Grupi e ka përdorur këtë formë që të ngre vëmendjen e të gjithë atyre që bëjnë dallime në baza gjinore dhe shtetit që nuk e dënon këtë.
‘Femicide es Genocide’ është moto e tyre, përmes së cilës do të protestojnë njëjtë edhe pasnesër, para gjykatës më të lartë në vend.
Statistikat tregojnë se në Argjentinë për çdo 25 orë vritet nga një grua. /Telegrafi/
https://youtu.be/6HQi8cvTi64