Ashtu siç kishin paralajmëruar, Shoqata e të mashtruarve të aferës ”FIKOM” kanë protestuar për të kundërshtuar vendimet gjyqësore rreth këtij rasti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për periudhën 2002 – 2004, kur kta qytetarë i paguajtën firmës ”FIKOM” rreth 90% të banesave në shumëkatëshen e quajtur ”Filip” në bulevardin ”Teodosie Golloganov”. Marrëveshjet e blerjes janë të noterizuara edhe nga hetuesi gjyqësorë.
Këto banesa më pastaj janë vënë në hipotekë nga Eurostandard banka, kurse së fundmi, në këtë ndërtesë është ngjitur shpallja për shitje të banesave. Vendimi gjyqësor bazohet në Ligjin e vitit 2008 që thotë se qytetarët duhej të kishin fletëpronësi, por ky Ligj nuk ka ekzistuar në vitet 2002 – 2004./Telegrafi/