Telegrafi

Protestuan punëtoret e Trafikut Urban

Greva e paralajmëruar kishte filluar herët në mëngjes, për tu bartur pastaj përpara objektit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Rexhep Zeqiri, tha se për gjashtë muaj nuk kanë marr pagat, përkundër asaj që kanë pas premtime nga Komuna e Prishtinës.

“Ne do të vazhdojmë me grevën. Komuna ka mundësi dhe ju e dini që shumë shtete e ndihmojnë Kosovën, ndërsa Komuna e Prishtinës thotë se nuk kemi mjete dhe nuk kemi bazë ligjore t’i ndihmon trafikut urban”, theksoi Zeqiri.

Trafiku urban ka 160 punëtorë dhe 50 punëtorë të tjerë operues që janë në kuadër të kësaj kompanie. /Telegrafi/