Telegrafi

Proteston Karposhi, “nuk e japim parkun”

Qytetarët e rrugës „Varshavë” në Karposh sot sërish protestojnë pas paralajmërimit se kryetari i komunës, Stevço Jakimovski i përkrahur nga OBRM-PDUKM, dëshiron të shkatërrojë edhe një sipërfaqe të gjelbër, park, me qëllim të ndërtimit të një ndërtese banesore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestojnë banorët e ndërtesave dhe shtëpive përreth, të rinj fëmijëria e të cilëve ka kaluar në parkun i cili gjendet në rrugën “Varshavë” të Karposhit./Telegrafi/