Rreth 200 protestues janë mbledhur, duke protestuar për rreth 20 minuta, me ç’rast kanë brohoritur në kor kërkesën për largimin e Agron Selimit, raporton Veriu.info.
Kryetari i “Forcës Kushtrim Feka në një prononcim për Veriu.info, tha se kryetari i klubit ka premtuar shumë, por nuk ka bërë asgjë. “Siç po shihet në klub gjërat janë shumë keq, pasi që janë larguar më shumë se tetë lojtarë. Ai është në Zvicër dhe nuk interesohet për klub. Kërkesa jonë e vetme është dorëheqja e tij”, thotë Feka, duke insistuar se dorëheqja e tij do të vijë gjithsesi dhe me çdo kusht.
“Forca” për të tretën herë brenda këtij viti është duke kërkuar dorëheqjen e Agron Selimit.
Ndryshe, Agron Selimi ishte zgjedhur kryetar i KF Vushtrria më 15 gusht 2015. Në ditën e zgjedhjes ai në një prononcim për Veriu.info kishte thënë: “Projekti ynë është që të avancojmë shkollën e futbollit, kam sjell sot menjëherë përforcimin e parë, jemi në procedura të sjellim edhe 5 futbollistë të rinjë nga jashtë Kosovës, brenda një viti ta ndryshojmë statusin e Klubit nga OJQ në Shoqëri aksionare, si dhe të arrijmë rezultate në kualifikim në Evropa Ligë”./Veriu.info/