Telegrafi

Protestojnë tifozët e Juventusit

La Repubblica njofton se një grup i vogël tifozësh janë paraqitur mëngjesin e sotëm në fushën stërvitore në Vinovo, teksa mbanin parulla kundër skuadrës.

“Flisni për Scudetto, ndërsa luani pa nder në fushë”, “Respektoni më shumë tifozët”- ishin disa nga mesazhet e shkruara.

Ndërkohë, të martën trajneri Ciro Ferrara dhe drejtori sportiv Alessio Secco kanë mbajtur një takim me lojtarët për të diskutuar në lidhje me paraqitjet negative që kanë vënë në dyshim shpresat për Scudetto apo Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/