Telegrafi

Protestojnë të zhveshura, për kushte më të mira të rrugëve (Video)

Kjo është mënyra që kanë zgjedhur të protestojnë një grup vajzash, kundër rrugëve që kanë gjendje të tmerrshme e nganjëherë edhe të pakalueshme.

Qyteti Novosibrisk i Rusisë, ka rregullim shumë të dobët të kanalizimit që mbledh ujërat atmosferike, kurse autoritetet në vend nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar situatën, transmeton Telegrafi.

Grupi i vajzave që janë pjesë e një agjensioni modelesh, janë bërë të njohura në tërë vendin, pasi në ujërat e rrugës kanë luajtur sikur të jenë në pishinë.

Protesta që ka zgjatur rreth gjysmë ore, është zhvilluar në temperatura prej pesë gradë Celsius. /Telegrafi/