Puntorët e fabrikës së tekstilit në Shtip ”Nena Fashion” që është nën pronësi të një kompanie me kapital nga Turqia, kanë protestuar për vonesën e rrogave, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Mbi 70 punëtorë kanë protestuar para komunës së Shtipit ku kanë kërkuar nga inspektorët e tregut që të zgjidhin problemin e tyre.
Ata në mes tjerash kërkojnë që të marrin rrogat dhe kontributet./Telegrafi/