Telegrafi

Protestojnë punëtorët teknik të spitalit në Gjakovë

Punëtorët teknik të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë kanë protestuar për shkak të mos pagesës së pagës së tyre.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se këta punëtorë nuk kanë marrë paga tash e tre muaj.

Protesta është organizuar nga Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.