Site icon Telegrafi

Protestojnë punëtorët e KEDS-it në Mitrovicë

Punëtorët e KEDS-it kanë nisur një protestë në Distriktin e KEDS-it në Mitrovicë dhe njësitë e saj në Vushtrri e Skenderaj

“Arsyeja pse kemi zgjedhur Mitrovicën për Protestë është se tashmë disa ditë neve nuk kemi as drejtor pasi që Drejtori i Distriktit Agron Haxhiu ka dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësie për mospërfillje të kërkesave të tij për kthimin e punëtorëve në vendet e tyre të punës”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj sindikate, protesta do të mbahet tërë ditën duke vazhduar edhe në ditët e ardhshme me mbështetjen e FSPE dhe BSPK me tendencë të zgjerimit në të gjitha Distriktet tjera në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version