Përderisa presidenti amerikan, Barack Obama, po qëndron në Hanover, qindra njerëz po protestojnë kundër shkurtimeve të vendeve të punës në kompaninë amerikane të teknologjisë, IBM.
Rreth 200 punëtorë të IBM-së po mbajnë protesta të zhurmshme kundër masave që ata thonë se kanë shkurtuar 900 vende pune në Gjermani.
Protestuesit kanë mbajtur parulla me mbishkrimet: “Profit, profit, profit, por ku janë njerëzit?”
Përfaqësia e IBM-së në Gjermani nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së mediave për të komentuar lidhur me protestën. /Telegrafi/