Telegrafi

Protestojnë prindërit e personave me nevoja të veçanta në Maqedoni

Tendat e prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë në “Parkun e gruas”, përballë kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata tashmë 2 ditë protestojnë duke shpresuar se, siç thonë, dikush do ta dëgjoj zërin e tyre. Ata sot u takuan me disa deputet të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Sipas TV21, ata po angazhohen për përmirësimin e kushteve për fëmijët me nevoja të veçanta. Kërkesat e tyre tashmë janë dorëzuar në ministrinë e punës dhe politikës sociale./Telegrafi/