Personat në moshën mbi 80-vjeq në Toskanë të Italisë, me nervozizëm kanë shikuar se si avokatët, gjykatësit, profesorët dhe të rinjtë e tjerë po vaksinohen para tyre me vaksinën anti-COVID, pavarësisht premtimeve të qeverisë se do t’ju japë përparësi qytetarëve më të moshuar të Italisë.
Siç raporton AP, madje disa të rinj edhe kanë tejkaluar radhën e pritjes për marrjen e vaksinës anti-COVID, transmeton Telegrafi.
Sipas një vlerësimi, mos suksesi i Italisë që me prioritet të vaksinojë sa më shumë persona të moshës mbi 80 vjet, i ka kushtuar këtij vendi mijëra jetë të humbura, që njëherit po konsiderohet si vendi më popullsinë më të plakur në Evropë.
Dhjetëra qytetarë të moshuar të Toskanës kanë shkruar një letër duke kritikuar autoritetet, për siç thonë ata – shkelje të drejtave që i kanë të garantuara edhe me Kushtetutë. /Telegrafi/