Site icon Telegrafi

Protestojnë para MPB-së kandidatët e refuzuar në trajnimin për polic (Video)

Rreth 30 kandidatë që, siç thonë, pa ndonjë arsye janë kthyer nga trajnimi për polic, sot kanë protestuar para zyrave të Ministrisë së punëve të brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kandidatët kanë kërkuar përgjigje se për çfarë arsye nuk janë ftuar në trajnim njëvjetor, edhe pse paraprakisht kanë fituar marrëveshje për pranimin e tyre.

Sipas Kanal 5, këta kandidatë kanë paralajmëruar se drejtësinë do ta kërkojnë në gjykatë./Telegrafi/

Exit mobile version