Punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të nëntë shkollave në Prishtinë kanë protestuar para komunës të martën, me kërkesë rritjen e pagave.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, tha se protestat nuk do të ndalen deri sa të realizohen kërkesat.
Ai po ashtu bëri të ditur se kërkesë e tyre është që paga të rritet nga 250 në 450 euro, në të kundërtën paralajmëroi se pas dy javësh kolektivisht do t’i lëshojnë vendet e punës.
“Ne kemi afat dyjavor. Pagat tona duhet të jenë 450 euro në të kundërtën në bazë të vendimit që kanë marrë punëtorët, pas dy javësh kolektivisht do t’i lëshojmë vendet e punës sepse nuk mund të jetojmë dhe punojmë më me paga 250 euro”.
“Tash e mbi tre muaj rresht jemi duke kërkuar që të ulemi e të bisedojmë, por komuna e ka parë të arsyeshme që të na takojë”, tha Azemi para mediave.
Pas këtij deklarimi, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ftoi në takim Azemin si dhe përfaqësues të punëtorëve të këtij sektori. /Telegrafi/