Site icon Telegrafi

Protestojnë kultivuesit e perimeve të hershme të Maqedonisë

Kultivuesit e perimeve të hershme kanë protestuar sot, duke kërkuar nga shteti që të përpilojë një strategi për bujqësinë dhe të merren masa konkrete për çmimin mjaft të ulët të lakrës pranverore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, çmimi i këtij produkti perimor është ulur për 70%, ndërkaq qendrat e blerjes punojnë me kapacitet t përgjysmuar, kurse disa prej tyre ende nuk kanë nisur me punë.

Vitet e fundit, perimet e Maqedonisë arrijnë me vështirësi të depërtojnë në treg, pasi që shumë nga vendet e Evropës Juglindore kanë prodhimin e tyre qe fillon në të njejtën periudhë me atë të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version