Telegrafi

Protestojnë ish-punonjësit e “Rilindjes”

“Kërkojmë pasurinë tonë në Prishtinë dhe në Tiranë!” – është kërkesa e vetme e ish-punonjësve te gazetës “Rilindja” të cilët do të protestojnë sot para ndërtesës – Pallatit “Rilindja” që tash sa vajet shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës.

Punonjësit e ish-“Rilindjes” do të protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre, në marrjen e kompensimit (20 përqindëshit) nga objekti i tyre, i cili, sipas tyre, tash sa vjet shfrytëzohet padrejtësisht nga institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Punonjësit për 30 minuta do të protestojnë para ndërtesës, me kërkesën për kompensimin e tyre nga pasuria e gazetës “Rilindja” në Prishtinë dhe në Tiranë, e cila tash sa kohë u është mohuar. Pas protestës para Pallatit , punonjësit do të marshojnë drejt selisë qendrore të AKP-së./Telegrafi/