Site icon Telegrafi

Protestojnë gastronomët, thyejnë pjata para Qeverisë së Kosovës

Gastronomet kanë thyer pjata para Qeverisë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre për mospërkrahjen financiare nga institucionet e Kosovës, si dhe për mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi ka thënë se kjo është edhe thirrje edhe për gastronomet e Kosovës që t’i bashkëngjiten këtij aksioni, si dhe protestës më 25 shtator në shesh, para Qeverisë së Kosovës.

“Përmes këtij akti simbolik po shprehim pakënaqësitë tona ndaj mospërkrahjes financiare nga institucionet e Kosovës si dhe mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje gjithë gastronomëve që t’i bashkëngjiten këtij aksioni simbolik, e po ashtu edhe protestës më 25 shtator në ora 14:00, para Kuvendit dhe Qeverisë”, tha Kllokoqi.

Kujtojmë se në mungesë të kuorumit, deputetët e Kosovës sërish kishin dështuar të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Në seancë kishin marr pjesë në votim vetëm 41 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës. /KP/

Exit mobile version