Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë.
Raportohet se protestuesit shkaktuan bllokim trafiku që arrinte mbi një mijë kilometra.
“Më shumë se dy mijë fermerë kanë hyrë në autostradat e vendit duke pretenduar se nuk janë fajtorë për ndryshimet klimatike”, thotë Ministria holandeze e Transportit.
Protestuesit pretendojnë se janë identifikuar padrejtësisht për emetimet e azotit që ngrohin Tokën, e cila është bërë një temë shumë e debatuar në politikën holandeze.
https://twitter.com/morphonios/status/1178957388101107713
Organizatorët e protestës thanë se presin një pjesëmarrje me më shumë se 10 mijë persona në tubimin drejt Hagës.
Policia në Hagë tha se kishte ndaluar dy demonstrues, njëri që voziste mbi një gardh me traktorin e tij dhe një tjetër që u përpoq të ndërhynte në ndalimin e tij.
“Policia i respekton fermerët lidhur me kërkesat e tyre dhe për këtë ne po ua lehtësojmë komunikacionin lidhur me këtë demonstrim”, tha policia në një deklaratë, duke u lutur që shoferet t’i ndjekin udhëzimet.
Kryetari i Hagës, Pauline Krikke ka ftuar në një takim zyrtarët e sigurisë për të diskutuar situatën. /Telegrafi/