Telegrafi

Protestojnë fansat e Realit, kërkojnë dorëheqjen e Perezit dhe rikthimin e Mourinhos

Real Madridi duket se do të ketë një prej sezoneve më të këqija që prej ekzistencës së tyre.

Skuadra spanjolle është eliminuar gjatë mbrëmjes së kaluar nga liga më e fortë evropiane për klube, Liga e Kampionëve.

Karim Benzema, Toni Kroos e Raphael Verane (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ajaxi ka befasuar të gjithë në Santiago Bernabeu me fitoren 4-1 dhe tani do të kemi një kampion të ri të Evropës.

Por, këtë gjë nuk e kanë pritur mirë fansat e skuadrës së Los Blancos, të cilët kanë protestuar para zyrave të klubit.

Ata ndër të tjerash kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit aktual, Florentino Perez si dhe rikthimin në postin e trajnerit, Jose Mourinhos.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-4 Ajax: Shumë dështime te mbretërit

Theksojmë se madrilenët tashmë më janë eliminuar edhe prej Copa del Reyt gjersa janë 12 pikë pas liderit të ligës elitare spanjolle, Barcelonës.

Ndryshe, Reali pritet që të ketë ndryshime të mëdha në sezonin e ri teksa do të sjell disa lojtar dhe një trajner. /Telegrafi/