Telegrafi

Protestojnë bujqit e Maqedonisë, nuk u janë paguar subvencionet

TV21 bën të ditur se sot, para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, kanë protestuar bujqit e Maqedonisë, në shenjë revolte për mospagesën e subvencioneve të shumëpritura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas paralajmërimeve ata do të bllokojnë disa akse rrugore në vend. Nuk heqin dorë nga kërkesa që të takohen me ministrin e Financave Kirill Minovski nga ku kërkojnë përgjigje pse nuk lëshohen të hollat. Kanë skaduar të gjitha afatet.

Bujqit thonë se e kanë humbur durimin sepse sezoni ka filluar dhe toka pjellore nuk mund të punohet ,tha më parë Zoran Borisov nga shoqata e prodhuesve të orizit./Telegrafi/