Telegrafi

Protestojnë banorët e Rrugës “Xheladin Hana” në kryeqytet, kanë problem me kyçje në rrugën kryesore

Banorët e lagjes Bregu i Diellit më saktësisht që banojnë në rrugën “Xheladin Hana” kanë protestuar sot rreth orës 17:10.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë se rreth 30 banorë kanë protestuar.

“Borët e rrugës “Xheladin Hana” kanë protestuar për shkak të disa problemeve që kanë për kyçje në rrugë kryesore. Nuk është raportuar për ndonjë problem. Policia është në vend të ngjarjes”, ka thënë ai./Telegrafi/