TV24 bën të ditur se banorët e komunës Debarcë kanë protestuar sot kundër një propozimi të Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor për ndërtimin e një deponie rajonale në Godivje të kësaj komune, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata janë të revoltuar dhe kundërshtojnë hapjen e një fabrike për hedhurina, siç thonë, në hapësirën më të pastër, dhe kërkojnë nga Ministria në fjalë që të gjejnë një lokacion të ri.
Banorët paralajmërojnë radikalizim të protestave dhe bllokim të rrugëve. Kundër deponisë është edhe kryetari i kësaj komune, Igor Trajkovski. Ai propozoi referendum që banorët e kësaj komune të deklarohen nëse janë ”për apo kundër” ndërtimit të një deponie./Telegrafi/