Telegrafi

Protestojnë banorët e disa fshatrave të Prishtinës, kërkojnë transport publik

Banorë të fshatit Prapashticë dhe fshatrave të tjerë të Prishtinës kanë protestuar sot para komunës, për shkak të mungesës së transportit publik.

Asllan Bekteshi, mësues në fshatin Gllogovicë, tha se që një vit nuk kanë transport publik e për çka tha se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër.

Sipas tij, për shkak të mungesës së transportit publik shumë studentë e nxënës po detyrohen të ndërpresin shkollimin.

Enes Ibrahimi, student në UP, tha se për një vit ka bërë kërkesa në Komunën e Prishtinës që të ketë transport publik, por që tha se nuk ka marrë përgjigje.

Ai tha se po e ka të vështirë të ndjek studimet për shkak të mungesës së transportit. /KP/