Telegrafi

Protestojnë Arpagjik’t, kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Lirisë

Liria tashmë është anëtare e Ligës së Parë duke humbur statusin e ligës elitare të Kosovës – Superligë.

Prizrenasit kanë filluar të përforcohen dhe të bëjnë ndryshime në klub, por duket se zyrtarët e klubit po hasin në kundërshtimin e tifozëve.

“Arpagjik’t” gjatë ditës së djeshme kanë akuzuar kryetarin, Iljaz Iljazin për kurdisje të ndeshjeve si dhe rënien në një kategori më të ulët.

Lexo po ashtu “Arpagjik’t” akuzojnë kryetarin e Lirisë për kurdisje të ndeshjeve, e fajësojnë për rënie nga Superliga

Tashmë gjatë ditës së djeshme, fansat kanë protestuar para zyreve të klubit duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bardhezinjve.

Postimi i plotë i Arpagjik’ve:

Sot rreth 50 anëtarë ishim të pranishëm për t’ia kërkuar direkt dorëheqjen e kryetarit të deritanishëm.

Nga kuvendari i klubit na është kërkuar që të presim deri ditën e Mërkure kurse kryetari kërkon 50 mijë eurot e invenstuara gjoja se nga gjepi i tij.. ne ati i kërkuam pagat e mbetura të lojtarëve, parat e rrugës të pa paguara dhe parat e fituara nga humbja ndaj Drenicës sezonin e kaluar.

E mërkura shpejt po vjen. Shpresojmë në ditë të mira për klubin e qytetin LIRIA 1930.

Arpagjik’t PRIZREN
Gusht 2019.