Sindikata e Punëtorëve të Telekomit ka protestuar para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit së Kosovës, për shkak të gjendjes së krijuar në këtë ndërmarrje.
Punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor, derisa thonë se tashmë po rrezikohet seriozisht edhe funksionimi i ndërmarrjes.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj në protestë ka thënë se, gjendja në ndërmarrje është për fajin e Qeverisë dhe të Kuvendit, përcjell Telegrafi.
“Kjo protestë është me fajin e atyre që janë në Qeveri dhe të aryre deputetëtve që janë në Kuvend, jemi një nga ndërmarjet që na u janë bllokuar xhirollogaritë. Çdo moment rrezikohen 1 milion konsumatorë, Qeveria dhe Kuvendi ta marrin në përgjegjësi këtë gjendje. ane nuk do të ndalemi me protesta. Kërkesat tona janë zhbllokimi i llogarive bankare dhe dhënia e pagave të punëtorëve”, tha Balaj.
Punëtorët e Telekomit kanë paralajmëruar edhe më herët protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për të zhbllokuar llogaritë dhe kthimin e mjeteve. /Telegrafi/