„Revolucioni laraman“ dhe „Protestoj“ sot në ora 18 prej para PSP do tu drejtohen politikanëve me këto porosi, „bllokoj“ “okupoj” dhe „e ndryshoj sistemin“, transmeton Telegrafi.
Nga këto lëvizje thonë se tashmë më tepër se një vit protesta, negociata midis liderëve partiak dhe bashkësisë ndërkombëtare, shteti ka arritur në buzë të greminës.
Sipas tyre, kjo krizë nuk zgjidhet me negociata, meqë siç thonë, me kriminel nuk negociohet.
„Kjo krizë zgjidhet vetëm në rrugë! Nga kjo luftë nuk ka zmbrapsje! Zgjedhja jonë është terri i tërësishmëm totalitar ose rruga. Ne e zgjodhëm rrugën dhe prandaj ju porosisim: rehatohuni, kjo do të jetë një verë e skëterrshme! Protestoj ngadalë do të shndërrohet në bllokoj, okupoj dhe për çdo ditë e ndryshoj sistemin! Zgjedhje një partiake nuk do të lejojmë. Nuk do ti lejojmë as edhe të ikin me atë që e kanë vjedhur, e ku mbeti më të qëndrojnë në vend pa u përballur me drejtësinë“, shkruan në paralajmërimin e protestës së sotme të “Protestoj” në Facebook./Telegrafi/