Telegrafi

#Protestoj sërish me protestë kundër përgjimeve

Në një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, grupi i qytetarëve #Protestoj ka thirrur protestë për të martën, duke filluar nga ora 17:00.

Përfaqësuesja e grupit, Mrika Sefaj tha se përmes protestës, do të kërkojnë përgjegjësi politike për mos përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave, duke theksuar se rinia e Kosovës është më e izoluara në Evropë.

“Përqindja jonë e papunësisë është ndër më të lartat në botë. Përgjimet tuaja na treguan që ju lehtësisht talleni me shkollat tona”, tha ajo.

Aksioni simbolik i tyre është shënuar me vendosjen e “vizave” për kryeparlamentarin Kadri Veseli, presidentin Hashim Thaçin e deputetin Adem Grabovci, për në burgun “Vip Dyz”.