Lëvizja qytetare “Protestoj” sot ka porositur se nuk pranon tërheqje gjysmake të faljes dhe se do të vazhdojnë edhe më tej të protestojnë në rrugë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Nuk ndalojmë! Tërheqje të pjesshme nuk pranojmë! Drejtësia gjysmake është padrejtësi! Nuk do të ndalemi derisa falja të tërhiqet tërësisht. Jo disa, por të gjithë duhet të jenë subjekt i hetimit. Hapërojmë nëpër rrugë për të gjithë ata që dyshohen për kriminal dhe duhet të dalin para gjyqit“, qëndron në reagimin e “Protestoj” në Facebook“.
Prej kësaj lëvizje porosisin se nuk do të lejojnë që askush, përfshi edhe Ivanov, të tallet me drejtësinë.
„Kryetari po tallet me ne, por akoma më tepër tallet me drejtësinë. “Protestoj” që mos ta lejojë këtë tallje! “Protestoj” sepse Ivanov gjykon kë ta fal, e kë jo, bashkëluftëtarëve tanë iu vazhdua paraburgimi. “Drejtësia” e tillë nuk është drejtësi! Drejtësia përzgjedhëse është padrejtësi!“, thuhet në reagim./Telegrafi/