Edhe mbrëmë u protestua në Shkup. qytetarët u mblodhën para Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku e shprehën revoltën ndaj gjendjes politike e shprehën edhe para Ministrisë së drejtësisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata e njollosën edhe këtë ndërtesë me ngjyra të ndryshme, e më pastaj u drejtuan kah Kuvendi, ku bënë thirrje kundër funkisonarëve qeveritar dhe liderëve partiak.
Edhe kësaj radhe, protestuesit kërkuan tërheqjen e vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, pastaj kërkuan formimine një qeverie ekspertësh, e cila do të organizojë zgjedhje të drejta, demokratike dhe të besueshme, si edhe formimine një departamenti të posaçëm në gjykatë për rastet e prokurorisë speciale./Telegrafi/