Nga lëvizja qytetare “Protestoj” paralajmërojnë se protestat vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Gjykata Kushtetuese sot dha shenja jete. Por kjo nuk mjafton! Vazhdojmë të protestojmë deri në plotësimin e kërkesave”, ka shkruar sot në Facebook, kjo lëvizje.
“Sot në ora 18 fillon protesta në Shkup, para Prokurorisë Speciale Publike. Një orë më vonë, në ora 19 fillojnë protestat në Tetovë, para Gjykatës themelore, në Manastir në sheshin “Magnolia”, në Radovish me fillim në ora 19 në sheshin “Shën Shpëtimi i Radovishit” dhe në Prilep te bina e gurit. Në Gjevgjeli, protesta e sotme do të fillojë në ora 19.30, para Shtëpisë së pensionistëve”, njoftojnë nga lëvizja qytetare “Protestoj”./Telegrafi/