Telegrafi

“Protestoj“ – Kallajxhievit, protestat janë punë e dobishme shoqërore, ejani më shpesh

„Profesori Kallajxhiev është dënuar për shkak se ka hedhur ngjyrë në protesta. Dënimi është 50 euro ose punë e dobishme shoqërore. Propozojmë që të vijë më shpesh në protesta, si punë e dobishme shoqërore“, ironizon “Protestoj” në profilin e tyre të Facebook, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky reagim ironizues vjen menjëherë pas publikimit të lajmit se profesori i UKIM, Gordan Kallajxhiev është dënuar me dënim në të holla në vlerë prej 50 euro ose me punë të dobishme shoqërore./Telegrafi/