Telegrafi

‘Protestoj’ edhe në Ljubljanë në mbështetje të qytetarëve të Maqedonisë

Sot në ora 18:00, në parkun Tivoli, në Ljubljanë, përsëri do të mbajë një takim publik me qytetarët e Maqedonisë të cilët mbështesin plotësisht lëvizjen ‘Protestoj’, dhe njëkohësisht ‘Revolucionin Laraman’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Të ftuar janë të gjithë ata që jetojnë, punojnë ose studiojnë në Slloveni. Qëllimi i tubimit është për të shprehur publikisht mbështetjen për qytetarët tanë, të cilët pa pushim protestojnë çdo ditë në shumë qytete të vendit. Deputetja Evropian Tanja Fajon, me e-mail, ka shprehur mbështetje të drejtpërdrejtë për mbledhjen, dhe uroi kërkesat e qytetarëve, definitivisht të dëgjohen edhe në vendin tonë.
Pavarësisht nga një numër i madh i akuzave të rreme dhe sulmeve, të cilët kanë hasur organizatorët e këtij evenimenti, tubimi përsëri do të zhvillohet”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/