Sërish sot do të organizohet një aksion simbolik nga qytetarët e Kosovës për të kundërshtuar veprimet e disa politikanëve, që pasqyrohen përmes përgjimeve telefonike.
Aksioni simbolilk do të mbahet afër selisë së PDK-së, në ora 11:30.
Në “Dosjen e Shefave” të publikuara nga insajderi.com, protagonisti kryesor është nënkryetari i PDK-së, njëherësh edhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.