Site icon Telegrafi

Dhunimi i 11 vjeçares, kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Kujtim Munishi

E plotësuar: Me thirrjet “Shkarkoni gjyqtarët dhe prokurorët patriarkalë”, “Asnjë më”, “Gra armatosuni”, “Nuk durojmë më”, qindra qytetarë u mblodhën për herë të dytë brenda një jave në Prishtinë, për të shprehur revoltën ndaj dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave.

Protestuesit fillimisht më 5 shtator ndaluan para ndërtesës së Qeverisë, Policisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe, pastaj para Këshillit Prokurorial, ku kërkuan edhe shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.

“Ne do të vazhdojmë të jemi këtu deri sa Prokuroria të na tregojë përfundimisht që është me viktimat e jo dhunuesin”, tha një protestuese.

Protestohet sërish për rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë

Para objektit të Qeverisë së Kosovës është duke u protestuar për të dytën herë lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

Sipas organizatorëve të protestës, organet e drejtëisë kanë neglizhuar këtë rast, pasi që u bë e ditur se 11 vjeçarja dyshohet që ishte dhunuar edhë në qershor të këtij viti.

Protestuesit kanë kërkuar reagim ndaj sistemit patriarkal në sistemin e drejtësisë dhe përgjegjësi për viktimat e dhunës seksuale.

Në protestë po bëhet thirrje që drejtësia të vihet në vend me brohoritje ”Nuk durojmë më”, Përdhunuesit seksual në burg”.

Gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version