Sot në orën 12:00, te Pallati i Drejtësisë do të mbahet protestë paqësore me moton “Lirimi i çlirimtarëve nga burgu – për gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe Grupin e Drenicës”.
Sipas organizatorëve të protestës, Grupi i Drenicës po mbahen padrejtësisht në burg, pa asnjë vendim tash e tre muaj.
Organizatorët i kanë ftuar qytetarët dhe bashkëluftëtarët që të dalin në protestë.
Më 24 maj 2013 ishte arrestuar gjeneral Sylejman Selimi dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 dhe ishte dënuar më 6 vjet burg.
Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.