Problemi me transportin e nxënësve në komunën e Tetovës, si duket nuk është zgjidhur aspak. Edhe sot nxënës të shkollave të mesme protestojnë para komunës së Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Tani për tani, para objektit të komunës janë grumbulluar një numër i vogël nxënësish, ndërkaq brenda objektit po bahen bisedime në mes të përfaqësuesve të nxënësve, kompanive të transportit dhe komunës së Tetovës.
Me ligj, komuna duhet të sigurojë transport për nxënësit që janë më së paku 2.5 kilometër larg shkollës ku duhet të ndjekin procesim mësimor./Telegrafi/