Një grup aktivistësh të Lëvizjes Besa kënë vazhduar përplasjen ndërmjet dy grupeve brenda partisë Lëvizja Besa përmes një proteste të mbajtur sot, njofton Telegrafi Maqedoni.
Aktivistët i janë drejtuar ambulantës së Nexhmedin Kahrimanit, ushtruesi i detyrës kryetar i emëruar nga njëri fraksion i Lëvizjes Besa.
Protesta ka qenë e qetë, ndërkaq para ambulantës ka patur një kordon policor. Protestuesit mbanin në duar parulla përmes së cilave kërkohet dorëheqja e Nexhmedin Kahrimanit.
Grupi i Kahremanit përmes një kumtese për media bëri apel tek organet e rendit dhe kërkoi që të ndërmarrin masa për mbrojtjen e Kahremanit, pasi sipas tyre, ai gëzon imunitetin e deputetit.
“Me këtë rast i ftojmë edhe të gjithë aktivistët e denjë të Lëvizjes Besa që mos të bien pre e këtyre provokimeve, sepse ato së shpejti do të kalojnë dhe Besa do të dalë edhe më fuqishme seç ka qenë”, thanë mbështetësit e Kahremenit brenda Lëvizjes Besa.
Përndryshe, Kahrimani u votua si ushtrues detyre kryetar i Lëvizjes Besa nga një grup prej 64 kuvendarëve të Lëvizjes Besa, të cilët njiherit shkarkuan kryetarin Bilall Kasami./Telegrafi/