Para kompleksit të gjykatave në Shkup është mbajtur një protestë mbështetëse për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me prezencën e tyre, dëshirojnë t’ia bëjnë me dije gjykatës se Taleski nuk është fajtor dhe nuk mund të mbahet në burg shtëpiak. Ata konsiderojnë se PSP-ja dhe opozita bëjnë trysni të madhe ndaj gjykatësve për t’i burgosur Taleskin dhe bashkëpunëtorët e tij, por edhe njerëz tjerë të pushtetit.
Protesta është mbajtur për faktin se në Gjykatën e Apelit do të vendoshet nëse Taleski do të mbetet në burg shtëpiak.
Në protestë morën pjesë edhe shumica e kryetarëve të komunave, nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, tha se janë mbledhur për të shprehur revoltën e tyre kundër PSP-së, që sipas tij, punon në mënyrë përzgjedhëse.
Ndryshe, rasti i Taleskit ka shkaktuar jehonë, pasi që Gjykata Penale ka njoftuar se ka lëshuar në policinë e Manastirit kërkesën për burgimin e kryetarit të Manastirit, ndërkaq policia ka njotuar se nuk ka pranuar ndonjë njoftim të tillë./Telegrafi/