Site icon Telegrafi

Protestohet në mbështetje të afaristit Sead Koçan (Video)

Para Gjykatës së Apelit kanë protestuar një grup njerëzish, kolegë dhe gazetarë për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Sead Koçanit, pronar i Tv Nova, i akuzuar nga PSP-ja në lëndën ”Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në grupin e protestuesve ka patur edhe përfaqësues të bashkësisë boshnjake në Maqedoni. Ata konsiderojnë se me vendimin për paraburgimin e Sead Koçanit, bëhet trysni, jo vetëm ndaj televizionit, por edhe ndaj raportimit mediatik në tërësi.

Përndryshe, në Gjykatën e Apelit u përballën faktet e palës mbrojtje dhe PSP-së, ndërkaq Sead Koçan nuk dihet se ku është. Ndaj tij është lëshuar fletarrest vendor dhe ndërkombëtar./Telegrafi/

Exit mobile version