Telegrafi

Protestohet kundër privatizimit të PTK-së

Përpjekja e Qeverisë për të marrë aprovimin nga Kuvendi i Kosovës për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, nëpërmjet miratimit të buxhetit, ka nxjerrë në rrugë punëtorë të PTK-së të organizuar nga Sindikata e PTK-së, për të kundërshtarë të privatizimit të kësaj ndërmarrje.

Ndryshe, në mbledhjen e së mërkurës, Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi ka marrë vendim që të rekomandojë heqjen e nenit të 4-t nga drafti i Ligjit për buxhet, ngase sipas tyre marrja e aprovimit në këtë formë është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe ligjet në fuqi të vendit. /Telegrafi/