Telegrafi

Protestohet kundër privatizimit të LUX

Meqë në procesin e privatizimit është futur edhe ndërtesa e ndërmarrjes administrative “Lux”, në të cilën është e vendosur Biblioteka ndërkomunale “Latif Berisha”, për të mërkuren është paralajmëruar protestë gjithëpopullore kundër privatizimit të objektit që konsiderohet si më i vjetri në qytet dhe cili përmban vlera historike e arkitekturore.

Këshilli organizativ i protestës njoftoi të martën se protesta do të mbahet në sheshin para bibliotekes, nga ora 12 dhe do të zgjas një orë. Në protestë pritet të merr pjesë i gjithë spektri politik, shoqëria civile si dhe mijera qytetarë.

Në këtë kontekst, ai rikujton se biblioteka “Latif Berisha” është nën menaxhim të komunës, ndërsa objekti ku është i vendosur, është shumë i përshtatshëm për të, duke qenë se është një objekt që ka edhe vlera kulturore dhe historike.

Ai ka deklaruar se kërkesën për mosprivatizim të këtij objekti do t’ia dërgojë edhe drejtuesve të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), në mënyrë që të merret parasysh edhe nevoja që ka komuna për këtë ndërtesë.

Në kundërshtim të shitjes së këtij objekti janë mbledhur edhe mijëra nënshkrime.