Site icon Telegrafi

Protestës së qytetarëve i bashkohen edhe deputetë të VV-së

Grupit të qytetarëve #Protestoj, të cilët kanë dalë për të protestuar kundër krimit dhe korrupsionit pas publikimit të përgjimeve të krerëve të lartë të PDK-së, i janë bashkuar edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë protestë është deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina dhe Fisinik Ismaili.

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar drejt sheshit “Skënderbeu”. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen kësaj proteste. /Telegrafi/

Exit mobile version